Programi i Bashës: Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka shpërndarë një video nga podcasti i djeshëm me pronarët, ku vë theksin tek rëndësia që ka zgjidhja e problemit të pronave në Shqipëria.
Basha shkruan se, programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë.
“Pa pronë nuk ka demokraci, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë ka në qendër reformën e pronës, pa burokraci. Parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimin e obligacioneve nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin “Uti Possidetis”. Përfundimi i kësaj reforme është dita e parë e Shqipërisë në Evropë”, shprehet Basha.
/r.e/