Programi i LSI, Kryemadhi: Sjellim 5 ide të reja pa asnjë impakt në buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mbrëmje një takimin me banorët e Njësisë 5, ku u ndal mes të tjerash edhe te programi i partisë që ajo drejton.

Sipas Kryemadhit, me programin e saj, “LSI ka sjellë pesë ide të reja, që nuk kanë asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve”.

“LSI solli 5 ide të reja. Pesë ide të reja shumë të thjeshta. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve. Përkundrazi, shtojnë para në xhepin e shqiptarëve, shtojnë para në buxhetin e shtetit, çlirojnë ekonominë shqiptare, krijojnë hapësira investime, e bëjnë vetë shtetin shqiptar dhe politikën për të pasur një vizion. Dhe kjo lloj ndjesi pozitive dhe komoditeti që më kanë dhënë, më krijoi një lloj besimi për ta vazhduar, për ta implementuar dhe për të vazhduar për të folur me njerëzit për programin.  Vajzat e reja, djemtë e rinj dhe ekonomistët me një vizion të qartë, jo vetëm që e kanë përfaqësuar, por janë kthyer në trumbetues të programit. Zoti Vasili më nisi një mesazh mbrëmë në darkë për djemtë e Chicagos, të viteve ’70, që sollën një riformatim total të sistemit të pensioneve në Kili, që edhe sot e kësaj dite e kopjojnë shtetet më të zhvilluara”,- tha ndër të tjera Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP