Projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Itali, zv/kryeministrja Balluku takim me drejtuesen e TERNA-s

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, Itali. Ajo ka patur një takim me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Italian (TERNA), Giuseppina Di Foggia. Balluku bëri të ditur se gjatë takimit, se u diskutua mbi mundësitë e projektit të interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

“Ndamë mendimin e përbashkët që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik”, tha ajo. Balluku bëri të ditur se realizimi i interkonjeksionit Shqipëri-Itali do të krijonte një korridor të ri të gjelbër energjetik duke kontribuar gjithashtu edhe në ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të rajonit.

Linja e interkonjeksionit me Italinë ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, jo vetëm për faktin se tregu italian është një nga tregjet e fuqishme energjetike, por edhe se i shërben sigurisë energjetike dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

SHKARKO APP