FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Projekti mediatik i Luan Ramës, takon Ylli Ndroqin

Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zëvendëskryetari Luan Rama, në një intervistë dhënë për “News 24” tha se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike. Pas karrierës në politikë, ai do t’i kthehet profesionit të gazetarit.

Luan Rama është sot pranë radiotelevizionit “Ora News”, teksa është parë në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni, Ylli Ndroqi, siç duket edhe nga një foto që ka mbërritur në redaksinë tonë.

Po sot ai është parë të futet edhe në mjediset e pallatit Coin, ku gjithashtu gjendet edhe redaksia e televizionit A2cnn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luan Rama në fillimet e karrierës së vet ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?