Prokurorët e Krimeve të Rënda hetojnë atentatin ndaj prokurorit
Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se Aleksandër Laho (njohur dhe me emrin Pëllumb/Landi Muharremi) ndodhet ende në sallën e operacionit. Në atentatin e ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në nofull nga një plumb.
Ndërkohë gjendja e prokurorit Arjan Ndoji, që ka marrë një plumb në qafë, është e normalizuar. Ai komunikon normalisht, ndërsa ndodhet në reanimacionin e spitalit.
Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimëve të Rënda ishte në spitalin e Durrësit, ku u takua edhe me kolegun e plagosur. Ajo shoqërohej edhe nga Tonin Vocaj, drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

