Prokurorët: Po shantazhohemi në emër të reformës në drejtësi

Pas Gjykatës së Tiranës, ka reaguar edhe Unioni i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratën e vet, ky Union thotë se po sulmohen politikisht, sulme që sipas tyre shkojnë deri në nivelin e sulmeve personale ndaj anëtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë.

Në deklaratë thuhet se sulme të tilla nuk janë në të njëjtën valë me kërkesat për reformën në drejtësi dhe se sulme të tilla bëhen sa herë fillojnë hetimet për ndonjë palë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Klima e shantazhit dhe presionit publik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është jashtë logjikës së funksionimit normal të institucioneve shtetërore dhe kjo mënyrë komunikimi ndikon negativisht në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unioni i Prokurorisë i bën thirrje ndërkombëtarëve për të mos lejuar ndikimin e politikës dhe presionin e saj ndaj Prokurorëve dhe jo vetëm.

“Të vetëdijshëm se detyra e prokurorit ne Republikën e Shqipërisë është një detyre e vështirë, kërkojmë me forcë mbështetjen e shtetit shqiptar, pjesë të të cilit jemi, për të kryer detyrën të pandikuar, pa presione politike dhe pa u shantazhuar në emër të Reformës në Drejtësi.

Ky Union shpreh edhe një tjetër shqetësim, atë të shmangies së tyre si palë në kryerjen e reformës në drejtësi.

Në kohen kur diskutimet mbi reformën në drejtësi kaluan në nivel politik, konstatojmë me keqardhje se as ekspertët dhe as funksionarët e drejtësisë nuk konsiderohen më si pjesë e zgjidhjes dhe e bërjes së reformës.  Në përfundim të këtij reagimi kërkojmë edhe një herë me forcë që drejtësia të lihet e qetë, që prokuroret te jenë të lirë të hetojnë si bëjnë çdo dite ne bashkëpunim me oficeret e policisë gjyqësore të policisë se shtetit, doganave, tatimeve dhe institucionet e tjera shtetërore”, përfundon reagimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?