Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: 2024, vit i vështirë! Kishim fluks çështjesh dhe numër të vogël prokurorësh

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024.

Çela tha ndër të tjera se 2024 ishte një vit jo i lehtë për shkak të numrit të ulët të prokurorëve dhe ngarkesës së madhe.

“Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023.
Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim, 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar dhe 2,48 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm”, tha Çela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?