Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim dosjen e sterilizimit

Politikë E shtunë, 30 Mars 2024 17:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, njoftoi se ka dërguar për gjykim dosjen për rastin e koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Hetimet e nisura që në vitin 2020 çuan, në verën e vitit të kaluar, në arrestimin e ish zëvendësministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, si dhe të sipërmarrësit Ilir Rrapaj, zotërues i 40 përqind të aksioneve të konsociumit, i cili fitoi koncensionin. Masa më të lehta sigurie u morën ndaj gjashtë personave të tjera, anëtarë të Komisionit të vlerësimit të ofertave. Disa muaj më pas, ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj iu komunikua “Ndalimi i lëvizjes jashtë vendit” dhe “Detyrimi për paraqitje”. Pavarësisht dërgimit të rastit në gjykatë, Prokuroria bëri të ditur se “hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin, nga persona, subjekte të hetimit të kësaj prokurorie, gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare”.

Sipas hetimeve, ish zëvendësministri Rrjepaj rezulton të jetë personi kyç në dhënien e koncesionit të sterilizimit, dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza, që nga ajo e “Mashtrimit” te “Falsifikimi i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës” i kryer në bashkëpunim. “Rezulton e provuar se ish zëvëndësministri Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncensionit. Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në dokumentat, që i janë paraqitur Ministrisë së Financave. I pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se ajo e blerjes së tyre të reja. Janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4 përqind”, vë në dukje Prokuroria në njoftimin e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu theksohet se “gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me të pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj”.

Sipërmarrësi Rrapaj akuzohet për “Mashtrim”, të kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda. Një ish emigrant me një aktivitet modest në Itali, ai ra në sy me pjesmarjen e tij në konsorciumin që fitoi koncensionin, , përmes një shoqërie të rregjistruar në Kosovë. Në muajin shkurt, 40 përqind të aksioneve të tij u sekuestruan, së bashku me një tjetër kompani “Globalsher”, ku Rrapaj rezulton aksioner i vetëm. Nën sekuestro, u vunë dhe pronat e kësaj kompanie: një apartament, 13 automjete si dhe dy llogari bankare, në njërën prej të cilave ishin depozituar mbi 285 mijë euro.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ish ministrin Beqaj, Prokuroria e posaçme thotë se “për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet, rezulton e provuar plotësisht, se i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn”. Zoti Beqaj ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzën, duke vënë në pah, se sipas tij, përmes koncensionit të Sterilizimit, spitalet dhe pacientët shqiptarë kanë përfituar shërbime cilësisht më të mira, duke ulur ditëqëndrimin e tyre dhe reduktuar ndjeshëm infeksionet spitalore.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Për 6 anëtarët e Komisionit të vlerësimit të ofertave, zyrtarë dhe ish zyrtarë të Shëndetësisë, Prokuroria e posaçme ka ngritur akuzën e “Falsifikimit të dokumentave dhe “Shpërdorimit të detyrës”./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 5 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 12 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 6 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.