Prokuroria nuk nisi hetimin pas kallëzimit të Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Vasili rendit shkeljet

Vendimin e Prokurorisë për të mos nisur hetimin për çështjen penale për kallëzimin e Metës ndaj autoritetit të dosjeve PL e konsideron nul.

Petrit Vasili në një dalje për mediat renditi edhe shkeljet që janë bërë nga ana e Prokurorisë, që sipas tij shkeljet janë bërë si në procedurë është edhe në përmbajtje.

“Prokuroria e Tiranës ka vendosur mos fillimin e çështjes penale për kallëzimin e bërë nga Meta ndaj anëtarëve të autoritetit të dosjeve. Ky vendim shkel ligjin si në procedurë është edhe në përmbajtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, veprimet e Prokurorisë kanë qenë skandaloze dhe të paimagjinueshme. Prokuroria nuk ka dëgjuar farë palën akuzuese, por vetëm të akuzuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal nuk i ka marrë dokumentet që tregonin qartë shpërdorimin e detyrës së autoriteteve të dosjeve.

Së treti është fakt publik që vetë drejtuesja, Genta Sula ka pohuar se dy anëtarë të autoritetit kanë bërë verifikimet. Po kjo drejtuese, në dëshminë e dhënë në prokurori ka dëshmuar të kundërtën, duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim. Pra dëshmi kontradiktore.

Së katërti, është një shkelje shumë e rëndë penale, që pa bërë verifikim për identitetin e Metës, autoriteti ka caktuar emrin e Ilir Metës gjoja të lidhur me sigurimin e shtetit pa pasur asnjë dokument.

Së pesti megjithëse ligji nuk e lejonte është bërë verifikimi me Metën dhe konkluzionet gjoja të nxjerra janë përcjellë nga autoriteti i dosjeve kuvendit një ditë pas themelimit të PL.

Së gjashti është fakt që në shkelje të ligjit, përfaqësuesit ligjor të zotit Meta nuk i janë vënë në dispozicion as dokumentet nga autoriteti i Dosjeve. Ky vendim i prokurorisë është nul”, u shpreh Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?