Propozimi i AMA: Qeveria, paketë ndihme ekonomike për mediat

Anëtarja e AMA, Sulea Musta ka propozuar një draft platformë që do t’i dërgohet qeverisë, në të cilën kërkohet marrja e masave për të përballur krizën në të cilën ndodhen mediat televizive, ato të shkruara dhe portalet, si pasojë e emergjencës së koronavirusit.

Drafti i është për diskutim në bordin e AMA-s dhe në dokument sugjerohet se masat lehtësuese do të shërbejnë si mbështetje për mediat  në përballimin e krizës finaciare që epidemia po shkakton dhe mund të rëndohet në ditët në vijim.

Masat e propozuara:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programme audio dhe audiovizive në një rrjet rrajonal numeric(ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital. si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2 – Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive , portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë )

të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në Një temë e vecantë që duhet të trajtohet në këtë forum është cështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.
3- AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:

minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore ,
pezullimin e pagesave te qerave shteterore dhe
rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audio vizive
4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

5- Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

6- Gjobat e vendosura gjatë ketyre dy muajve në pamundësi ndoshta për tu aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .

7- Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti local apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatavet ndërkomvëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( mqse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?