Propozimi i Macron në Shkup, Rama thirrje qeverisë: Vëllezër, pranojeni

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të përfshihej edhe Bullgaria.

Për këtë propozim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta pranojë. ”Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni”.

Postimi i plotë

Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!

SHKARKO APP