Propozimi i SHBA/ Komisioni ad-hoc me numër të barabartë anëtarësh, siç kërkonte PD
Zbardhet një pjesë e propozimit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për vettingun.
Mësohet se drafti i prozuar nga ndërkombëtarët për reformën parashikon ngritjen e një Komisioni ad-hoc me numër të barabartë anëtarësh, sikundër kishte propozuar dhe vetë Partia Demokratike.
Burime nga PD bëjnë me dije se kjo është një përpjekje e partnerëve të huaj për të implementuar rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.
“ Formula është në tryezën e palëve për negociim të mëtejshëm dhe detajim të saj. Seleksionimi i kandidaturave nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikohet në propozimin e ri”.
Propozimi u bë publik një ditë më parë nga Ndihmës/Sekretarja Amerikane e Shtetit Viktoria Nuland. Ajo tha se kemi të bëjmë me një propozim hibrid, me ide nga mazhoranca dhe opozita.
Basha mësohet se i ka kërkuar dy ditë kohë për ta biseduar, ndërsa Kryeministri duket se i ka dhënë ok, paçka se Rama e kishte konsideruar këtë propozim kur u paraqit nga PD, kalim në vendet e blinduara.
KOHA JONË SONDAZH

