Propozimi në Bruksel për konsensus me opozitën? Deputeti i PS: Asnjë pazar, jemi gati të ofrojmë…
Deputeti i PS-së Toni Gogu, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE Shqipëri, flet me doza pozitive çfarë u arrti në Bruksel në takimin e të hënës.
“Patëm një takim të frytshëm do të thosha unë për aq kohë sa ne arrimë bashkë me parlamentarët europianë të nxjerrim rekomandime. Kjo do të thotë që mbledhja ia ka arritur qëllimit. Pamë progresin e Shqipërisë nga Korriku pasi mbledhja e fundit ishte e korrikut. Në rekomandime njihet dhe vlerësohet progresi Shqipërisë pra qoftë për sa i përket procesit Screening dhe të qënurit njish të Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-s”, u shpreh Toni Gogu.
Si do të zbatohet në Shqipëri gatishmëria e shprehur nga Pandeli Majko në vendosjen e dialogut me opozitën? “Zoti Majko konfirmoj atë qëndrim që ne e kemi mbajtur për një kohë të gjatë. Jemi këtu sepse besojmë që kompromisi dhe dialogu politik ndihmon Shqipërinë ndihmon parlamentin ndihmon institucionet. Jemi të gatshëm të ofrojmë ato gjëra nevojitet të bëhen qoftë ndryshimet në kodin elektoral, janë një sërë detyrash të lëna nga gjykata kushtetuese pra këto janë gjëra që ne jemi të gatshëm ti kalojmë së bashku me deputetët e opozitës. Pazare absolutisht jo. Gjëra që ndikojnë në jetët e shqiptarëve patjetër”, u shpreh Gogu ç[r ”TCH”.