Propozimi surprizë i Ramës për postin e Komisionerit të Lirisë së Medias
Politikë E Premte, 18 Shtator 2020 17:23
Burime nga OSBE Vienë i thanë Top Channel se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë detyrë të besuar nga Edi Rama.
Bushati kundërshtoi në parlament ligjin për anti shpifjen, i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias.