Protesta, Balla ka një “kërcënim” për opozitën: Më idioteskja
Prej ditësh opozita i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 26 majit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.
Një ditë para protestës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se protesta e opozitës është ”më idioteskja që mund të ketë thirrur një opozitë jo vetëm në Shqipëri, por në botë”.
”Nuk ka rëndësi nëse opozita proteston apo jo. Kjo protestë është më idioteskja që mund të ketë thirrur një opozitë jo vetëm në Shqipëri, por në botë. Ka pasur debat brenda opozitës për ta zhvilluar tani apo më vonë këtë protestë, por kanë përshpejtuar se e dinë fare mirë se në ditët në vijim bllofi do të qartësohet tërësisht për publikun dhe do të dilnin zbuluar përpara qytetarëve. Këta harrojnë se do të merret vesh e vërteta”, deklaroi Balla për ”Top Channel”.
Balla ka edhe një “kërcënim” për opozitën: “I vetmi apel që unë kam është që t’i përmbahen ligjit për protestat sepse ata që do të cënojnë rendin do të marrin dënimin sipas ligjit”.