Protesta, Basha: Demokratët u keqpërdorën nga Sali Berisha. Ndjeva keqardhje

Sot Sali Berisha mbajti protestën e parë Kombëtare që pas dorëheqjes në 2013 nga kreu i PD-së, dhe protesta e parë pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe dy ditë pas Referendumit ku u vota pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte pjesë e protesës, dhe në ”Real Story” tha se demokratët u keqpërdorën nga Sali Berisha dhe se protesta i la një shije të keqe.

”Pjesa personale është ajo që dua të them sot, në oborr kishte demokratë, jo njerëz të interesave të ngushta që e kanë urryer Berishën, por janë ngjitur se mund ta përdorin për interesat e tyre, kishte demokratë që një pjesë i njoh, i kam pasur krah, t’i shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Berisha që për 31 vite ka dominuar në PD, ndjesia më dominuese tani që po e artikuloj, është ndjesi dhimbje, se janë njerëz që nuk e meritojnë të keqpërdoren, që po vuajnë gabime e zhgënjime ku dhe unë kam një pjesë të fajit që kanë dhënë shpirtin e tyre jo për të marrë një vend pune, por për demokracinë, mbi 8 vite që nuk ka të bëjë me demokracinë e mirfilltë, keqardhje tek i sheh aq sa ishin”.

Basha tha se Shqipëria ndodhet sot në udhëkryq dhe PD është shpresa e vetme, por se çlirimi vjen me përgjegjësinë e madhe. Basha theksoi se mbi PD rëndon guri i provës, kthimi i besimit tek politika si mjet ndryshimi.

”Guri i provës është tani tek ne, tek PDSH. Askush nuk pret gjë nga Edi Rama. As vetë socialistët nuk presin dhe kjo është një barrë e madhe. Liria vjen me përgjegjësi të mëdha. Ky është lajtmotivi kryesor që nga Kuvendi”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP