Protesta, Basha mbledh aleatët në selinë e PD për skenarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të takohet me krerët e partive aleate. Takimi zhvillohet një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë pasi e akuzoan qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si pengesën kryesore dhe të vetme të integrimit të Shqipërisë në BE. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”.

SHKARKO APP