Protesta e 22 Nëntorit, Basha mbledh deputetët

Basha ka thirrur një mbledhje të Grupit Parlamentar, ku gjithashtu ishin të pranishëm edhe drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe, ndërsa tematika kryesore ishte protesta që pritet të mbahet më 22 nentor përpara selisë së Këshillit të Ministrave.

Basha ka kërkuar nga deputetët që të angazhohen në organizimin e kësaj proteste, kërkesë që ia ka prashtruar edhe drejtuesve të PD në rrethe për të sjellë në Tiranë në ditën e protestës sa më shumë qytetarë.

“Qytetarët të dëgjohen dhe të ftohen për të protestuar kundër papunësisë, kundër rritje së taksave, kundër rritje së çmimit të energjisë kundër rritje së çmimit të naftës”, i është drejtuar Basha të pranishmëve.

Mbledhja e Grupit Parlamentar dhe e drejtuesve të PD në rrethe vjen 1 javë përpara se Partia Demokratike të mbajë protestën kundër qeverisë.

Kreu demokrat ka ndërmarrë një serti takimesh në rrethe të ndryshme të vendit ku ka bashkëbiseduar me qytetarët rreth problemeve që ato përballen cdo ditë.

Basha ka evidentuar në këto takime se Qeveria në vend që të hapë 300 mijë vende pune sikundër ka premtuar, ka shtuar papunësinë.

Gjithashtu Basha ka apeluar për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në protest, pasi sipas tij, Qeveria nuk dëgjon zërin e qytetarëve, përveç protestave. 

SHKARKO APP