Protesta e 8 janarit, Spaho: Nëse Basha i përgjigjet me forcë vrullit tonë, do bëjë gabimin më të madh!

Më datën 8 janar, këtë të shtunë, demokratët janë thirrur në një protestë nga Sali Berisha për të çuar në vend vendimin e dalë nga Referendumi.

Por pas marrjes së zyrave në PD, krejt vala e protestuesve do të turret drejt kryeministrisë.

Deputeti Edmond Spaho shprehet se Lulzim Basha do të bënte gabimin më të madh nëse i përgjigjet me forcë demokratëve shqiptarë.

“Nëse Basha do ti qëndrojë me forcë vullnetit të demokratëve do të bënte gabimin më fatal. Nëse anëtarësia nuk të do nuk mund të qëndrosh me zor. Demokratët do të shkojnë atje që të marrin shtëpinë e tyre, Selinë e PD e cila tanimë është kthyer në bunker”,-tha Spaho për ”Report Tv”.

Është publikuar edhe slogani i kësaj proteste. ”Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 para selisë së PD.

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të lëshojë zyrat qendrore të PD dhe se ka njerëz përreth tij në katet e ndërtesës së Selisë Blu.

SHKARKO APP