Protesta e banorëve të Thumanës para Parlamentit, Berisha: 2 shtatori, ditë beteje!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e paralajmëruar nga banorët e Thumanës ditën e nesërme, më 2 shtator, para Parlamentit.
“Të dashur miq, guximtarët e Thumanës nesër janë përpara parlamentit. Ftoj qytetarët e Tiranës t’u bashkohen atyre në protestën për të drejtat kushtetuese, në protestën kundër bashkimit të këtyre banditëve qeveritarë, në protestën kundër diskriminimit të gjysmë milioni shqiptarëve.
Ndaj edhe ju ftoj, 2 shtatorin ditë beteje, betejë tek parlamenti! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

