Protesta e djeshme, policia shoqëron me dhunë e dajak më shumë se 100 persona

Kryeredaktori i Koha Jonë, Mili Xhani, gjatë shoqërimit nga policia

Policia ka shoqëruar me dhunë e dajak në komisariat më shumë se 100 perosna, mes tyre shumë të mitur e të rinj.

Raportohet se në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe komisariatet nr.1 dhe nr.2 gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar shumë persona nga te cilët disa pas verifikimeve u lanë të lirë ndërsa më shume se 100 vijojnë të mbahen të shoqëruar. Për të përballuar këtë fluks policia e Tiranës i ka dërguar drejt drejtorisë se Policisë Elbasan të shoqëruarit e tjerë që dyshohen për vepra të tjera penale.

Protestat u zhvilluan në disa pika në Tiranë, ku ka pasur përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dje nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, që ishin më të shumtë në numër, dhe që nuk nguruan të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion që në minutat e para të protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?