Protesta e opozitës, LSI: Mijëra simpatizantë nga rrethet
Sot opozita e bashkuar do të organizojë një protestë marshim, që nis nga ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria. Që në mëngjes, simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë nisur për të ardhur në protestën më të madhe dhe madhështore në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Burime të gazetës ”Koha Jonë”, tregojnë se nga rrethet janë nisur rreth 25,000 mijë simpatizantë të LSI-së. Megjithatë shifrat mund te shtohen nga radhët e LSI, sidomos nga LRI. Ndërsa Tirana ka vrull nga radhet e LSI drejt sheshit para kryeministrisë.
Qarku Korça 2000
Qarku Elbasan 3000
Qarku Berat 3000
Qarku Durrës 2500
Qarku Vlorë 1500
Qarku Gjirokastër 1500
Qarku Diber 1000
Qarku Shkodër 2000
Qarku Lezhë 2000
Qarku Kukës 500
Qarku Fier: 3000
Mësohet se sot nuk do të ketë një podium dhe shumë fjalime, por ajo që dihet deri tani është se protuestuesve do t’i drejtohet vetëm kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha.