Protesta e opozitës më 22 nëntor do mbështetet edhe sindikatat

Kryetari i BSPSH Gëzim Kalaja kërkoi që qeveria të bëjë një amnisti për energjinë dhe më pas të nisë reformat në këtë sistem. Duke i lënë afat kësaj të fundit datën 22, Kalaja përshendeti nga ana tjetër ndëshkimin e vjedhësve të energjisë.

Kalaja u ndal edhe tek sistemi arsimor, duke mos kursyer akuzat për liçensimin e mësuesve, që e quajti proçes selektiv, ashtu si edhe aksionet e INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Deklaratat Kalaja i bëri gjatë një takimi me sindikalistët shkodranë, ku sqaroi se pas Tiranës protestat do të shtrihen edhe në rrethe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?