Protesta e opozitës. Përplasje e dhunë para Ministrisë së Brendshme
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë para godinës së Ministrisë së Brendshme.
ORA 12:30- Pas disa minuta normaliteti kanë nisur sërish tensionet para godinës së Ministrisë së Brendshme. Deputetët e PD edhe pse ndodhen brenda protestuesve nuk kanë ndaluar protestuesit që po përplasen me policinë.
Forcat e rendit po mundohen të mbajnë situatën nën kontroll, ndërkohë që po filmojnë çdo protestues që po godet policinë.
Pas tubimit në sheshin para kryeministrit, protestuesit u drejtuan për në godinën e Ministrisë së Brendshme. Disa protestues kanë çarë gardhin rrethues dhe kanë tentuar të hyjnë në oborr. Në këtë moment ka pasur incidente mes protestuesve dhe policisë.
Një prej protestuesve është dëmtuar dhe deputetët e PD kanë kërkuar praninë e mjekëve për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë, rreth orës 11:45 një grup protestuesish të opozitës kanë tentuar me forcë të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë ne ambientet e Kryeministrisë. Deputetë të PD dhe kreu FRPD, Belind Këlliçi kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar grupin e protestuesit që po përplasej me policinë. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve të PD situata para Kryeministrisë është normalizuar.
FOTO GALERI/INCIDETET PARA MINISTRISË DHE KRYEMINISTRISË