Protesta e opozitës/Përplasje mes protestuesve dhe policisë tek MB (FOTO)
Protesta e opozitës ka nisur me përplasje. Banorët e Astirit kanë tentuar të largojnë barrierat në hyrje të pedonales, por nuk janë lejuar. Policia ka bllokuar hyrjen për këmbësorët te pedonalja, duke lejuar vetëm kalimin e automjeteve të deputetëve dhe ministrave që i drejtohen Kuvendit për seancë.
Forca të policisë së rendit, Shqiponja dhe disa efektivë të RENEA-s janë në gadishmëri dhe nuk lejojnë gazetarët ti afrohen kordonit. Janë angazhuar mbi 1300 efektivë policie për protestat si dhe janë rrethuar të gjitha godinat qeveritare me rrjeta teli.
Në protestën e kësaj të mërkure do të mungojë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është nisur për një vizitë në Berlin ku do të takohet me zyrtarë të CDU-së dhe Partive Popullore Evropiane. Në qendër të takime është situata politike në Shqipëri dhe aksioni i opozitës për largimin e qeverisë ”Rama 2”.

KOHA JONË SONDAZH

