Protesta e PDIU zhvendoset në Kryeministri/ Policia vijon dhunën ndaj Idrizit: Rama nuk ka këllqe…

Protesta e PDIU po zhvendoset në Kryeministri. Thirrjen e bëri kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Por rruges ka shperthyer serish dhuna ndaj protestuesve, ku policia nuk ka kursyer as vete kreun e PDIU-se, Shpetim Idrizi i cili deklaron se Edi Rama nuk ka këllqe t’i thotë ministrit grek të heq ligjin e luftës

“Rama nuk ka këllqe që t’ia tregojë, që të heq ligjin e luftës, se se në shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të na mohojnë. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat.  Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut.  Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s’u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi.  E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t’u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik”, tha Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
PDIU përplaset me policinë përpara Ministrisë, Idrizi: Është fshehur axhenda shqiptare me Greqinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?