Protesta kudo/Spahiu: Nuk do të jetë “koka” e ministrit të rradhës që do të shpëtojë Rilindjen

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se dorëheqja e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, është një përpjekje e dëshpëruar për të rivendosur nderin e humbur të një qeverie të dështuar. Për më tepër, ai nënvizon se kryeministri Edi Rama bën mirë që të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të cilët kanë dalë në protesta kudo. ”Nuk do jenë qelitë e komisariateve të mbushura me qytetarë të ndershëm, ajo që do të sjellë qetësinë në kryeqytet. Referendumi i 25 prillit do të sjellë rotacionin e shumëpritur duke rivendosur një Shqipëri normale, që nuk vret e vjedh qytetarët e vet, por jep siguri për jetën, punësim e mirëqenie”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Dorëheqja apo shkarkimi i ministrit “lotsjellës” Sandër Lleshaj është një përpjekje e dëshpëruar për të rivendosur nderin e humbur të një qeverie të dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrin 3D është përgjegjësi kryesor për dhunën, arrogancën dhe tensionin social që mbizotëron në vend.  KM bën mirë të dëgjojë zërin e shqiptarëve të cilët kanë dalë në protesta kudo. Nuk do të jetë “koka” e ministrit të rradhës që do të shpëtojë qeverinë e dështuar të Rilindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk do jenë qelitë e komisariateve të mbushura me qytetarë të ndershëm, ajo që do të sjellë qetësinë në kryeqytet. Referendumi i 25 prillit do të sjellë rotacionin e shumëpritur duke rivendosur një Shqipëri normale, që nuk vret e vjedh qytetarët e vet, por jep siguri për jetën, punësim e mirëqenie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?