Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Lubonja: Si anekdota e bretkosës, është një situatë paralize

Sot qytetarët u bënë bashkë në një protestë paqësore kundër rritjes së çmimeve, që u mbajt para Kryeministrisë. Analisti Fatos Lubonja, thotë se kemi të bëjmë me një bandë shtet që i ka mbyllur portat e komunikimit, teksa foli për një strategji që qytetarët të mos reagojnë.

”Njerëzit nuk shkojnë në protestë, pse nuk shkojnë, e kanë fajin këta? Kjo qeveri ose kjo bandë shtet ka përdorur një strategji të mirëmenduar. Si ajo anekdota e bretkosës që nëse e hedh në një bretkosë më ujë që zien ajo hidhet menjëherë se e djeg dhe del nga kazani. Ndërsa kur e vë në një kazan që ngrohet ngadalë ajo nuk lëviz deri sa të ngordhë.

Edhe partitë politike mund të përdorin këto çështje dhe nxjerrin më shumë njerëz. Partitë politike për të bërë real politikë janë grupe interesi, nuk janë thjesht shoqëria civile.

Kanë grupe interesi që lidhen me pushtetin dhe kanë krijuar një lloj elektorati që i ndjek nga mbrapa, por që me kohën, me zhvillimet që janë bërë, me korrupsionin që kanë treguar kur kanë ardhur në pushtet, kanë humbur dhe nuk ndërtojnë dot një masë kritike. Është një situatë paralize e vendit. Unë për shembull i kam mbështetur të gjitha opsionet se çfarë mund të bëhet, duhet forcë e re”.

SHKARKO APP