Protesta MADHËSHTORE nga qytetarët, por Rama poston foto me sheikët në Dubai
Para Kryeministrisë po mbahen një protestë madhështore nga qytetarët të cilët nuk pranojnë çmimet e tregut, si të naftës apo edhe të produkteve bazë. Por kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai dhe ka postuar në facebook, foto nga takimet me sheikët atje.
Pjesë e vizitës janë më shumë se gjysma e qeverisë, siç shihen edhe në fotot e publikuara nga Rama në facebook, ku ende nuk ka një reagim për protestën dhe shqetësimin e qytetarëve.
”Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheik Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”.