Protesta para bashkisë mbyllet me tensione, tym, përplasje dhe të plagosur

Edhe këtë të enjte, protesta e banorëve të ”Astirit” para Bashkisë së Tiranës, u mbyll me tensione dhe përplasje. Banorët e ”Unazës së Re”, kërkojnë dëmshpërblim 100% të pronave të tyre.

E sotmja është dita e 12-të e protestës së tyre, ku banorët që preken nga projekti i Bashkisë së Tiranës për zgjerimin e Unazës së Madhe shprehen kundër shkatërrimit të banesave të tyre pa u bërë më parë kompensimi i duhur. Përveç deputetëve të opozitës, sot protestës së tyre u janë bashkuar edhe këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq kur kanë kaluar vetëm disa minuta nga mbledhja e tyre, banorët protestues kanë nisur të qëllojnë me tymuese dhe vezë drejt bashkisë, ku banorët i janë afruar shumë afër edhe efetivëve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë formuar dhe perimetrin e sigurisë mes godinës së Bashkisë dhe protestuesve të irrituar të cilët kërkojnë të futen në këtë institucion përmes forcës.

Kryekëshilltari i PD, Çollaku: Veliaj s’mund t’i trajtojë banorët si Hitleri, hebrenjtë

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë, Kreshnik Çollaku, që po proteston bashkë me banorët e Unazës para bashkisë, tha se banorët janë në të drejtën e tyre.

“Termi shpellarë iu ishte referuar këtyre njerëzve, prindërve, fëmijëve. Është më dinjitoze të kërkojë faljes se të gënjejë “e kisha për këtë apo atë”. Është e paprecedentë kjo formë raciste me të cilën po trajton këtë njerëz. E papranueshme mënyra si po i gënjen këta njerëz. Këta njerëz nuk janë shpellarë, por janë njerëzit më punëtorë të qytetit. Ata nuk mund të trajtohen si hebrenjtë nga Hitleri: Do të ndërtoj qytetin pra, këta shpellarë të ikin nga kanë ardhur se më prishin punë! Këshilli bashkiak duhet të jetë këtu. Çuditem si Erion Veliaj nuk zbret dhe takon njerëzit! Fëmijë foshnjë po mbrojnë familjet e tyre. Foshnja. Në cilin vend demokratik ndodh?!”- u shpreh Kreshnik Çollaku.

Këshilltarët e LSI: Të dëmshpërblehet çdo sakrificë e banorëve

Dita e tretë para bashkisë, policia blindon derën

Banorët e zonës së “Astirit” kanë zbarkuar sot sërish para bashkisë, duke protestuar kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kërkojnë takim me përfaqësues të bashkisë Tiranë për të gjetur një zgjidhje që çon në shpronësimin e tyre.

Pronarët e objekteve të palegalizuara kanë refuzuar ofertën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj për mbulimin e 3 viteve qira.

Ndërkohë marrë shkas nga incidenti i fundit në dyert e Bashkisë, policia ka marrë masa duke krijuar një kordon që në oborrin e institucionit.

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/352936085269817/

 

Protestuesit e PD të gjithë me makina, bllokohet parkingu i Sheshit “Skënderbej”

Parkingu nëntokësor i Sheshit “Skënderbej” është bllokuar nga makinat e shumta menjëherë pas përfundimit të protestës që Partia Demokratike zhvilloi kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Siç shihet edhe nga kjo video, parkingu nëntokësor është futur në kolaps pak minuta pas shpërndarjes dhe sapo protestuesit e PD vrapuan të nxirrnin makinat e tyre, që i kishin parkuar gjatë 2 orëve të protestës. Gjatë kohës së zhvillimit të protestës parkingu nëntokësor nuk ka pasur asnjë vend të lirë.

SHKARKO APP