Protesta/ Spaho: S’do ta drejtojë një parti politike, është më e gjerë
7 korriku po afron dhe Sali Berisha flet për një protestë kombëtare. Deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se protesta nuk do të drejtohet nga një parti politike, pasi sipas tij do të jetë shumë e gjerë se kaq.
““Shqipëria në rrezik” është slogani i protestës, i cili tregon se është përtej PD-së. Momenti në të cilin ndodhemi ne si shoqëri është mjaft kritik. Kjo nuk është rrjedhojë vetëm e opozitës të marrë fatet e vendit në dorë, por e të gjithë qytetarëve.
Fakti që këtë protestë nuk do ta drejtojë një parti politike apo opozita, por pjesë e saj do të jenë shoqëria civile, bota akademike, segmente të tjerë që janë të interesuar që vendi të ndryshojë, është në favor të kësaj që shpjegova më sipër”.