Protestat në Shqipëri, Meta: Qeveria të dëshmojë përgjegjësinë e duhur. Policia të distancohet nga dhuna
Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë ”Rama 3”, që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur. Në një kohë që e gjithë Shqipëria është ngritur në protesta kudo, kreu i shtetit po ashtu i bën apel Policisë që të distancohet nga dhuna ndaj qytetarëve protestues.
Postimi i plotë
I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.
Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.