Protestë kundër diskriminimit krahinor, aktori Mehdi Malka: Jam një derr maloku…

Në Tiranë është zhvilluar protesta kundër diskriminimit krahinor në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët i mbijetojnë filtrit të drejtësisë së re.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar kësaj proteste, duke u shprehur se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve.

Unë jam malok, por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedh dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veri-jug për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën, kam qenë më shfaqje, e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare, që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovarë i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë. Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja, Mal me okë,” tha aktori Malkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?