Protestë kundër rritjes së çmimeve edhe në Durrës dhe Shkodër

Një protestë e madhe qytetare po mbahet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, por protestë ka edhe në Durrës dhe Shkodër. Qytetarët kanë dalë në protestë për ti bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë e të mos ketë abuzime me çmimet, në një kohë që vendi ynë nuk është as në luftë, e as në krizë.

Rruga është bllokuar në të dyja anët e sheshit ”Liria” që nga ora 17.00. Qytetarët kërkuan që qeveria të ndërhyjë për të normalizuar situatën dhe të subvencionojë qytetarët për të përballuar këtë krizë të thellë ekonomike-financiare me të cilën po përballen.

Protestuesit bënë thirrje që protesta qytetare e nismuar nga një grup të rinjsh në rrjetet sociale të vijojë dhe në ditët në vazhdim. Policia po e ndjek në distancë protestën dhe nuk ka ndërhyrë për të hapur rrugët.

SHKARKO APP