Protestë masive e AK para ambasadave: Lironi Ramushin

Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë protestuar me parulla para Ambasadës Franceze në Tiranë për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Në fjalën e tij, kreu i Aleancës Kuqezi për Tiranën, Augent Xhaferaj deklaroi se Franca duhet të mbajë të njëjtin standard si vendet e tjera të BE-së. Franca duhet të respektojë konventën e të drejtave të njeriut dhe jo konjekturat e saj diplomatike.

Në vijim të deklaratës, Xhaferaj tha se politikanët e Republikës së Shqipërisë mos të dalin dhe të mbajnë deklarata personale për arrestimin e Ramush Haradinajt duke dashur të përfitojnë pikë nga figura e tij, por të bëjnë presion shtetëror dhe istitucional për lirimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Xhaferajt, qeveria shqiptare duhet të ushtrojë presion dhe jo telegrame ngushëllimi. Gjatë deklaratës, kreu i Aleancës Kuqezi për Tiranën tha se autoritet e Republikës së Kosovës të respektojnë reciprocitetin me Serbinë ashtu si Serbia lëshon fletarresti për politikanët shqiptarë në Kosovë dhe Kosova të bëjë të njëjtën gjë. “Ndalimi i dialogut dy palësh me Serbinë deri sa kjo çeshjte të sqarohet”,- shtoi Xhaferaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ramush Haradinaj, ky luftëtar i lirisë nuk është fajtor, por hero kombëtar”, mbyll deklaratën Augent Xhaferaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?