Protestë në Shkodër para policisë, lirohet i arrestuari
Pas incidenteve gjatë paradites së sotme, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës në Shkodër pasdite dolën sërish në protestë.
Protesta u organizua nga dega e PD dhe Forumi Rinor i PD kundër arrestimit të Arvit Bushatit. Qindra qytetarë u mblodhën gjatë mbrëmjes para komisariatit të policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD.
Rreth orës 20:30 policia liroi drejtuesi e forumit të PD.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi deklaroi se arrestimi ishte i paligjshë. “Sot u arrestua Arviti dhe nëse nuk reagojmë, nesër në qeli do të jetë secili prej nesh”,- deklaroi Këlliçi.
Arvit Bushati u arrestua nga policia në përfundim të protestës kundër mbledhjes së këshillit bashkiak të Shkodrës, të dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit. Arrestimi i tij ishte brutal, por më pas është dhunuar në mjediset e policisë.