Protestuesi emigrant: Nuk kam ardhur për PD, as për Berishën, por për një Shqipëri tjetër

Një nga personat që çau kordonin e policisë tha për Euronews Albania se ishte emigrant dhe po protestonte jo në mbrojtje të Partisë Demokratike, por në mbrojtje të tokës së tij.

“Dua që të vihet drejtësi në Shqipëri, nuk ka rëndësi se kush është a PD, a PS, dua që të ketë drejtësi, e dua Shqipërinë, dua të jetoj në vendin tim,” – u shpreh i riu.

Ai tha se do vazhdonte të protestonte për të ardhmen e tij, ndërsa u shpreh se nuk e ka thirrur njeri në protestë dhe nuk e dinte si do vijonte gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Sali Berisha në protestën e 12 nëntorit, pati thirrje për të ndezur qirinj për të ndjerët që Partia Demokratike akuzon se janë vrarë nga shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo thirrje një numër i lartë protestuesish shkuan në drejtim të godinës. Ata çanë kordonin e policisë për të vijuar me ndezjen e qirinjve dhe hedhjen e bojës në dyert e kryeministrisë.

Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan.

Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?