PS: Basha po i nxit njerëzit që të mos e paguajnë energjinë
Duke reaguar në këtë mënyrë ndaj thirrjeve mbështetëse të opozitës në adresë të atyre që nuk e respektojnë ligjin, sipas tij.
“Ankohen pse qeveria nuk lejon zaptimin e hapësirave publike, e ndërkohë Lulzim Basha personalisht inkurajon ndërtimet pa leje. Dhe si në asnjë vend të botës, Lulzim Basha i kërkon qeverisë së re, që vetëm në një vit, të ndreqë gjithçka që qeveria e Sali Berishës prishi dhe shkatërroi në tetë vjet rresht”, u shpreh Klosi.
Duke shtuar se Basha, në katër vite dështim të plotë si kryetar Bashkie, nuk ka mbajtur as edhe një premtim të vetëm që u dha qytetarëve të Tiranës gjatë fushatës së katër viteve më parë.
“Po i mbaron mandati pa mbajtur asnjë premtim dhe në vend të japë llogarinë që i takon e ka braktisur me vetëdije detyrën ndaj qytetarëve për t’u bërë zëdhënës i të gjithë atyre që nuk duan të paguajnë dritat, i atyre që kërkojnë anarshi dhe shkelje ligji. Kjo është një betejë mes Shqipërisë së re që po rilind përmes reformave dhe Shqipërisë së vjetër informale që nuk do të ndahet nga rruga e rrënimit!”, tha deputeti Klosi në deklaratën e tij.