PS dënon deputetët, 3 kryesorët përjashtohen me 60 ditë larg Kuvendit. Masat e plota për 24 deputetët
Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, për kasoin, dhunën dhe flakën ndaj karrigeve, do të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë. Ky është vendimi që morën deputetët e PS-së në Komisionin e Etikës, dy ditë pas trazirave në seancën plenare. Deputeti Edi Paloka përjashtim me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat. Vendimi u mor pasi u shqyrtuan mirë pamjet e kamerave.
Vendimi u mor sot pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.
Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua me nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë.