PS: Deputeti Prenga është përjashtuar nga grupi socialist
Këshilltari i Partisë Socialiste, Besjan Ajazi, ka reaguar lidhur me praninë e deputetit Armando Prenga në listën e grupit kuvendor të PS, e cila është publike në faqen zyrtare të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se Prenga është përjashtu nga PS dhe se ky vendim është bërë public.
Edhe vetë deputeti Prenga, i cili mori pjesë dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë tha se nuk ka ndërmend të rikthehet në PS, as ti bashkohet ndonjë partie tjetër, por vetëm të përfundojë mandatin si i zgjedhur i qarkut të Lezhës.
Ai akuzohet për plagosje të dy personave gjatë një konflikit në shtator për Luginën e Patokut.
Rikthimi i Prengës në jetën parlamentare ka shkaktuar një valë reagimesh nga ana e demokratëve, të cilët sot kanë bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

