PS dhe PD mbyllin fushatën në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë

Të premten, më 9 maj, do të mbyllet zyrtarisht fushata elektorale për të gjitha partitë politike në vend, duke i dhënë fund një muaji të ngjeshur me aktivitete dhe premtime elektorale. Ashtu siç ka ndodhur me nisjen e saj, edhe përmbyllja e fushatës ka një simbolikë të veçantë dhe trajtohet me vëmendje të lartë nga forcat politike.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të organizojnë takimet përmbyllëse në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në 19:00, megjithëse në zona të ndryshme të Tiranës. Këtë herë, sheshet qendrore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, pasi Sheshi Skënderbej është rezervuar për një ngjarje sportive madhore: etapën e Giro d’Italia, që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj.

Për pasojë, Partia Socialiste ka zgjedhur që të zhvillojë mbylljen e fushatës në fushën pranë Parkut Olimpik, në zonën e Komunës së Parisit. Ndërkohë, Partia Demokratike do të mbyllë fushatën në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?