Rama preferon kandidat të djathtë për President

Përveç debatit se kush ka frenat e PD-së, debati politik këto ditë po zien edhe për Presidentin e ri, që pritet të zgjidhet pas disa javëve.

Pasi i kërkoi deputetëve që të listojnë tre emra kandidatësh përmes zarfeve anonim, Edi Rama në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS-së hodhi piketat e para sesi ai e shikon identikitin e presidentit të ri. ”Top Channel” shkruan për qëndrimin e Edi Ramës. ”Presidenti jo domosdoshmërisht duhet të jetë nga PS”.

Sipas Ramës “kjo do të risillte, një polemike të vjetër me akuza se shumica socialiste ka në dorë të gjitha institucionet”.

Shumë drejtues socialiste, përfshirë edhe Ballën, kanë deklaruar se ka ardhur koha që presidenti të dalë nga kjo parti. Deputetët socialist kanë afat të dorëzojnë emrat e tyre të preferuar deri më 29 prill.

SHKARKO APP