PS: Do ngrihet Instituti i Kujtesës, PD kundër: Vetëm për punësime
Ngritja e Institutit të Kujtesës së Luftës së Dytë Botërore, një nismë e Olta Xhaçkës dhe e mbështetur nga 30 deputetë të tjerë, ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Pavarësisht se projektligji që krijon këtë institucon të ri, u miratua nga mazhoranca në komision, demokratët u shprehën kundër kësaj nisme duke argumentuar se kjo është një tallje që qeveria po bën me qytetarët shqiptarë.
“I shpezojmë këto para shtesë për të krijuar disa vende pune shtesë në një arkivë të duplikuar, sepse shumicën do i marrim të kopjuara nga arkivi i shtetit. Për të ridëgjuar ato që kemi lexuar nga librat e historisë, tentohen sot të ripërsëriten. Unë besoj se nuk vlen dhe është tallje për të gjithë” u shpreh deputeti i PD-së Bylykbashi.
Në të njëjtën linjë do të sh[prehej edhe demokrati tjetër në komision, Gent Strazimiri. “Është fyrje për ata që kanë dhënë jetën për këtë punë, që mbushni letrat që kanë qene 7 vjeç në Luftën e Dytë Botërore dhe sot marrin statusin e veteranit”, deklaroi Strazimiri.
Ndërkaq propozuesja e kësaj nisme, deputetja e PS-së Olta Xhaçka sqaroi risitë që do të sjellë miratimi i këtij projektligji. “Të garantojë objektivitetin dhe paanësinë në studimin e vlerësimin dhe trajtimin të fakteve historike që dëshmojnë rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.Të dokumentojë dhe të studiojë luftën e Dytë Botërore nëpërmejt grumbullimin e të dhënave, dokumenteve dhe dëshmivë”, deklaroi Xhaçka.
Sipas draftit, anëtarë të institutit të kujtesës së Luftës së Dytë Botërore do dalin në terren, do të hulumtojnë kujtimet dhe arkivat e atyre që kanë qënë të përfshirë në luftë, median dhe literaturën e huaj për të zbardhur të pathënat e e kësaj lufte.
KOHA JONË SONDAZH

