FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS fut për miratim marrëveshjen për emigrantët, reagon Gazment Bardhi

Partia Socialiste ka futur për miratim në Parlament marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ndërkohë ka reaguar Gazment Bardhi, i cili thotë se i ka dërguar një kërkesë Kushtetueses për pezullimin e procedurës.

Marrëveshjet ndërkombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Kushtetuese përpara ratifikimit të tyre. Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Konferenca e Kryetarëve parashikon miratimin e saj në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo si shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës. Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit te Gjykata Kushtetuese”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?