PS gjen justifikim pse nuk pranon propozimin e LSI për lista të hapura
Partia Socialiste nga mbledhja e komisionit të reforms zgjedhore, ka rrëzuar përfundimisht propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për listat e hapura. Të paktën kështu është shprehur bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Taulant Balla.
Balla u justifikua se listat e hapura nuk mund të pranohen pasi nuk favorizohen gratë.
“Edhe në këto zgjedhje nuk do të kemi lista të hapura. Edhe pse vetë jam pro maxhoritarit të pastër. Nëse aplikohen lista të hapura, fleta e votimit do ishte si libër 66 faqe. Lista e hapur penalizon gratë, nëse aplikohen nuk do ketë më shumë se 3 gra. E rëndësishme është të respektohet vullneti i qytetareve. Çdo korrektim super profesional që modifikon vullnetin e zgjedhësit nuk na çon gjëkundi”, tha Balla.
Sa i përket kërkesës së demokratëve për votimin elektronik ai u shpreh se “Për votimin elektronik, a ishin të gjithë dakord?
KOHA JONË SONDAZH

