PS i përgjigjet opozitës: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik
Maxhoranca i përgjigjet opozitës për çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.
Burime në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste thanë se “i qëndrojmë vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar me pare”. Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor.
“Me plotesimin e afateve sipas procedures parlamentare do prezantohet ne kohe ne komisionin e Ligjeve. Ne dt 23 Korrik ne do te kemi vullnetin per te votuar Kodin Zgjedhor te ri sipas marreveshjes. Nderkohe, respektojme vendimin e opozites parlamentare ne kerkesat e saj per permiresimin e reformes zgjedhore ne Shqiperi.”