PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, pritet të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati i partisë
Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në qytetin e Durrësit në orën 11:00.
Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Në mbledhjen e nesërme pritet të zgjidhet Kryesia e re dhe Sekretariati i Partisë Socialiste.
Kjo Asamble do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.