PS mbledh sot paradite Asamblenë Kombëtare
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet paraditen e sotme ndërsa do të miratihë një sërë vendimesh mes tyre dhe kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016
Asambleja e Partisë Socialiste do të miratojë ndër të tjera dhe rregulloren e Sekretariatit Ekzekutiv.
Asambleja nis punimet me fjalën e kryeministrit Rama dhe më pas me diskutimin dhe miratimin e pr/rregulloreve në zbatim të Statutit të Partisë
Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS;
Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste;
Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës;
Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare;
Rregullore: Për votëbesimin në parti;
Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij:
Manuali i Organizimit Elektoral të PS;
Kodi i Zgjedhjeve në Parti;
Kodi i Etikës në Parti;
Vendim: Për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016;
Vendimi/Rregullorja përcakton përgjegjësitë e 8 sekretarëve
KOHA JONË SONDAZH

