PS nuk e ”dorëzon” Olta Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese

Partia Socialiste mbron Olta Xhaçkën dhe nuk do ta çojë mandatin e deputetes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke e mbrojtur nga akuzat e opozitës. 39 vota pro, abstenim asnjë, 72 kundër. Kështu ka votuar Kuvendi duke mos çuar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim mandatin e Xhaçkës.

Gjatë fjalës së saj, më herët Olta Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

Gjykata Kushtetuese, në shqyrtimin e mëparshëm të ankimit të grupit parlamentar të PD, ishte shprehur: “Gjykata vlerëson se në rastin konkret Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

SHKARKO APP