PS-PD drejt marrëveshjes për strukturën antikorrupsion

Ligji për Strukturën e Posaçme Antikorruopsion, duket se do jetë  ligji i vetëm i paketës emergjente për reformën në drejtësi  që do të miratohet me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.

Dakortësia  është arritur me misionin amerikan OPDAT dhe kjo u la të kuptohet hapur  edhe në  Parlament  nga  nënkryetari  i  Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, demokrati Oerd Bylykbashi, i cili tha se kryeministri duhet ti trembet këtij ligji që sipas tij ndërkombëtarët nuk lejuan ta bënte siç donte ai.

“Nuk ka vetting që riciklon Edi Ramën por ka një mundësi, ka një incinerator për të që quhet ligji i SPAK-ut. Një përfaqësues i lartë ndërkombëtar thoshte para pak ditësh se Edi Rama është shumë i shqetësuar, se ligji i SPAK-ut nuk po shkonte në drejtimin që pretendonte ai. Që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë ajo që ishte përpara. Ajo që unë e garantoj Edi Ramën është që ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj që po ua them, po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt ligji i vettingut do të vijë këtu, i plotësuar ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat OBDAT ja hoqi kthetrat nga ligji i vettingut”- u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita kundërshtonte mënyrën se si  do të bëhej rivlerësimi i  gjyqtarëve dhe prokurorëve  specialë,  duke mos pranuar rolin ekzekutiv të organeve si  Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive apo Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i për strukturën e posaçme antikorrupsion është vlerësuar si më i rëndësishmi për reformën në drejtësi, pasi  parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka në fokus  luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?